Milani mund t’i japë Ibrës 6 milionë euro në vit, por si i bëhet me moshën?!

Do të jetë një bast i madh, pasi nuk mund të parashikohet sesi do të shkojë një futbollist në moshën 38-vjeçare. Qoftë ky edhe me emrin Zllatan Ibrahimoviç. Mimo Raiola kërkon 6 milionë euro në sezon për “klientin” e tij, dhe Milani ndoshta mund t’ia japë, por a do të mundet legjenda suedeze t’i përgjigjet këtij besimi në fushën e lojës? “Unë jam duke bërë nxemjen, – tha ai, pas fitores me Sampdorian, ku shënoi 2 gola e dha një asist, – shpresoj të jem gjithnjë kështu sepse në fund u lodha pak”. Një kontratë dyvjeçare, po ashtu, është një guxim i madh për këtë 38-vjeçar,një besim i fortë që nuk e pati Mançester Junajtidi, por ndoshta Milani nuk ka rrugë tjetër. Nëse nuk je Paris SG apo Mançester Siti, nëse nuk ke baza financiare e sportive si Reali, Barcelona, Liverpuli, Junajtidi apo Bajerni, do të detyrohesh të plotësosh dëshirat e Ibrës.

Sfidanti.al