Tifozët e Barcelonës mund të blejnë fanelën e dytë të skuadrës, atë që lojtarët do të përdorin në transfertë. Klubi katalanas i nxori në shitje që nga dita e premte dhe blerja e tyre mund të bëhet në formë ekskluzive në dyqanet zyrtare të klubit apo në platformën e-commerce të Barcelonës. Fanela e dytë e Barcelonës ka një dizenjo që tërheq vëmendjen teksa bie në sy dominimi I ngjyrës së zezë e shoqëruar me disa detaje me ngjyrë të artë dhe që e bëjnë atë shumë speciale. Në ditën e parë u dha mundësia për të blerë si fanela e dytë e futbollit të meshkujve ashtu edhe ajo e femrave. Shitja e modeleve meshkuj femra dhe fëmijë do të jetë ekskluzive në kanalet zyrtare të Barcelonës deri në 5 gusht. Pas kësaj date kur të gjitha fanelat jo zyrtare do të dalin në shitje dhe këtu përfshihen edhe ato të transfertës
Fanela e dytë e prezantuar nga Barcelona ishte nën moton ‘Ngjyrat janë brenda nesh’. Po kështu pas 5 gushtit do të dalë në shitje edhe linja e modës në rrugë e lidhur me modelin e fanelës së dytë
Sfidanti.al