Milan-Gatuzo; zgjatet bashkepunimi, trajneri firmosi deri ne 2021.

Pritej zyrtarizimi dhe ai erdhi, Xhenaro Gatuzo do te jete trajneri i Milanit edhe per 3 vjet te tjere. Tekniku 40 vjecar firmosi kontraten e re me klubin kuqezi qe skadon ne vitin 2021.

‘Falenderoj klubin per mundesine qe me dha-tha Gatuzo-pa Fasonen e Mirabelin nuk do te isha ketu. Jam shume i kenaqur qe po drejtoj nje skuader si Milani, dua te falenderoj edhe djemte per disponibilitetin e tyre. Shpresoj te vazhdojme te bejme ate qe kemi bere ne keto 4 muaj dhe ta rikthejme Milanin atje ku e ka vendin’.

‘Nuk eshte se diskutuam shume me trajnerin-tha Fasone-kemi nisur projektin tone qe e konsiderojme ende interesant. Rino do te jete trajneri yne edhe ne 3 vitet e ardhshme’.

Sfidanti.al