Lukaku ka Krishtlindje edhe për Konten, stërvitet edhe me pushime!

Fluturoi drejt ngrohtësisë së Dubait, ndërsa në Europë ka rënë dimri. Është kohë pushimesh për futbollin profesionist të kontinentit të vjetër, por është edhe kohë për të mbajtur gishtin në kokë. Romelu Lukaku u nis drejt Lindjes së Mesme duke pasur “vath në vesh” fjalët e trajnerit të tij, Antonio Konte, pra që duhet të mbajë formën dhe regjimin sportiv. Nga e thëna në të bërë nuk pati një det në mes, dhe fotot dolën në rrjetet sociale për sulmuesin e Interit që vraponte dhe stërvitej edhe në Dubai. Duke pasur parasysh karakterin e belgut, as nuk mund ta mendosh se ai po poston fotot thjesht për t’i hedhur hi syve të tjerëve. Në fund të fundit, gjithçka do të duket kur të kthehet në Milano dhe të rinisë sezonin, dhe me Konten nuk bëhet shaka, por as vetë Lukaku nuk është nga ata që tallet me profesionin.

Sfidanti.al