Kur luan bukur nuk fiton, kjo është Juvja e Alegrit

Ndaj Totenhemit ishte një katastrofë, por mori atë që deshi, kualifikimin në Champions. Kundër Realit, ishte një Juventus për “10 me yll”, por mori 3 “shkelma në prapanicë”. Ja pra i tillë është futbollit, ndërsa trajneri juventin, Maks Alegri, bë një analizë edhe optimiste, edhe alarmuese.

“Pësojmë shumë gjuajtje drejt portës sonë, – u shpreh ai pas fitores 4-2 ndaj Beneventos, – kjo ndodhi ndaj Milanit, ndaj Realit pësuam 3 gola, dhe po ashtu pësuam 2 gola me Beneventon. Në një aksion të vetëm, na goditën portën 4 herë”.

Juventusi është bërë si një “shoshë” që fut “ujë” lehtësisht, dhe kjo besohet për shkak edhe të moshës së vjetër të mbrojtësve, por edhe për rënie të aftësisë mbrojtëse të mesit të fushës. Bufon, Kielini, Barxali janë tepër të vjetër, ndërsa lojtarë si Kedira kanë pësuar shumë dëmtime.

Sidoqoftë, skuadra torineze e kryen gjithjnë detyrën në kampionat, duke qenë pranë titullit të shtatë radhazi, 7 pikë larg Napolit (që ende nuk ka luajtur). Po në Champions? “Nëse në minutën e 5-të do të jemi 1-0 për ne, dhe me një lojtar më shumë në fushë, ku i dihet”, – thotë treçerek me shaka Alegri.

Sfidanti.al