Real-Atletiko, 5 vjet pa lumturi në “Santiago Bernabeu”

Hera e fundit kur tifozët vendas dolën të kënaqur nga stadiumi ishte në sezonin 2012-2013. U luajt në 1 dhjetor dhe Reali triumfoi me shifrat 2-0 me gola të shënuar nga Kristiano Ronaldo dhe nga Mesut Ozil, ndërsa në stol ishte Zhoze Murinjo, e kapiten portieri Iker Kasijas. Atë ditë, Diego Pablo Simeone debutoi si trajner i Atletikos në “Bernabeu”, ndërsa në “Visente Kalderon” kishte luajtur në fazën e dytë të sezonit të kaluar.

Kanë kaluar gati 5 vjet e gjysmë që nga ajo kohë, dhe “merengesit” nuk po ia dalin, që nuk po ia dalin për të mundur “kushërinjtë” më të vegjël. Në 4 ndeshjet e luajtura më pas, Atletiko ka 3 fitore dhe një barazim, ndërsa tek Reali ka vetëm 3 të mbijetuar që nga suksesi i fundit, Kristiano, Ramos dhe Benzema. Në “Bernabeu” mendojnë se ka kaluar aq shumë kohë sa duket e palejueshme, ndërsa tek Atleti urojnë që festa të vazhdojë, siç komenton gazeta “Marka”.

Sfidanti.al