Kritika e Gatuzos: Zi për Maradonën duhet të mbajmë me maskë!

Trajneri i Napolit është në rolin e “babagjyshit”, atij që vlerësohet lart dhe që mund të japë këshilla. Xhenaro Gatuzo nuk ka pasur kurrë frikë për të thënë mendimin e tij dhe e bëri këtë edhe pas ndeshjes Napoli-Roma të Serisë A. Ishte një qortim për sjelljen e shumë personave. “Jemi shumë të trishtuar për vdekjen e Diegos, por duhettë jemi të përgjegjshëm, – tha ai, – (në qytet) ka shumë njerëz pa maskë. Maradona është legjendë, s’ia vlen ta përsëris, por duhet të bëjmë kujdes që të mos paguajmë pasojat më vonë. Qyteti po vuan si gjithë vendi, edhe nga ana ekonomike, duhet të jemi të përmbajtur”.

Pati mjaft grumbullime për Maradonën këto ditë në Napoli dhe shumë herë rregullat u shkelën, diçka që mund të “përkthehet” në rritje të numrit të infektimeve me koronavirus.

Sfidanti.al