Formula 1, duhej të vdiste Zhyl Bianshi që të shpëtonte Groszhani!

Një tragjedi u shmang të dielën në sportin më të shpejtë të shpejtësisë, por në të vërtetë, shmangia kishte ndodhur që përpara disa viteve. Romen Groszhan (Grosjean) i mbijetoi pa pasoja serioze aksidentit të rëndë në nisje të Çmimit të madh të Bahreinit në Formula 1, edhe pse makina e tij u nda në dysh dhe mori flakë nga ndezja e 100 litrave karburant në serbator.

Përplasja e tmerrshme me gardhin anësor shkatërroi makinën Has (Haas), por ishte një element i caktuar që shpëtoi jetën e pilotit. Ky element ishte sistemi i mbrojtjes “Halo”, i vendosur rreth e rrotull kokës së sportistit, dhe që është bërë rregull që nga viti 2018. Këtë e pohoi vetë Groszhani ndërsa foli nga spitali (në foto). Sistemi “Halo” nuk lejoi që kokorja e francezit të përplasej me gardhin, gjë që mund të kishte sjellë pasoja të rënda.

Këto pasoja i solli në 2014 kur piloti fatkeq, Zhyl Bianshi (edhe ai francez) u përplas me murin anësor të pistës në Suzuki të Japonisë dhe më pas humbi jetën si pasojë e goditjes që mori në kokë. Nëna e Bianshisë, Kristina, u shpreh dje se “ata e vendosën Halonë pas aksidentit të tim biri dhe i shpëtuan jetën sot Romenit, jam shumë e lumtur që ai është mirë”.

Sfidanti.al