Fitorja 3-1 në Shtutgart dhe kryesimin e renditjes nuk mund t’i mbulojnë problemet. Bajerni e pagoi shtrenjtë suksesin e Bundesligës dhe pasojat u panë në fushë pasi katër lojtarë u detyruan ta linin të lënduar ndeshjen, Boatengu, Martinezi, Tolisoja dhe Hernandezi. Nuk pritet ndonjë mungesë e gjatë për ta, por vështirë se mund të jenë të disponueshëm për Championsin ditën e nesërme në Madrid ndaj Atletikos. Dëmtimet vijnë nga mbilodhja, për vetë mënyrën sesi shkoi sezoni i kaluar dhe sesa shpejt nisi ky tani. “Lodhja nuk duhet të jetë justifikim, – thotë trajneri Flik, – ne duhet ta përballojmë këtë, ndonëse e di se lojtarët janë në limit”.
“Unë jam jashtëzakonisht i lodhur, – thotë Leon Gorecka, – por, unë dëgjova trajnerin që thoshte se lodhja nuk duhej të ishte justifikim, prandaj as unë nuk do ta përdor atë si justifikim”. “Çdo gjë bëhet më e vështirë në vjeshtë, – thotë një lojtar me përvojë si Tomas Myler, – por, është gjithashtu bukur të kalosh momentet e vështira. Çdo ekip që dëshiron të jetë në krye duhet ta bëjë”.
Sfidanti.al