Konte në hall, mbrojtësin e tij e duan Reali e Barcelona!

Quhet Martin Shkriniar, është nga Sllovakia, dhe kërkohet nga gjithë Europa. Trajneri i Interit, Antonio Konte, me siguri po kalon ditë me nerva pasi për 24-vjeçarin kanë shprehur interesim të fortë gjigandët e Spanjës, Real Madrid dhe Barcelona. Përveç tyre edhe Mançester Junajtidi e të tjerë. Lëvizja nga Spanja pritet të bëhet në janar, por transferimi nëse kryhet, mund të jetë verën e ardhshme. Në “Kamp Nou” kanë probleme në mbrojtje, pasi Ymtiti është shpesh i dëmtuar, ndërsa Gerard Pike po i afrohet fundit të karrierës. Në Madrid, gjykojnë se kapiteni Sergio Ramos gjithashtu nuk do të jetë shumë kohë në nivel të lartë.

Sfidanti.al