Juventusi nuk heq dorë nga e vjetra, ndërsa pret golat në mesfushë!

Një Aron Ramsej tjetër, pra një si uellsiani që të jetë në formë më të mirë. Kjo i duhet Juventusit për mesfushën, ndërsa Sarri nuk po gjen dot pjesët e “mozaikut” që i duhen. Ndoshta në verë diçka mund të ndryshojë, por në këtë moment duket e vështirë. Pjaniç, Ramsej dhe Rabio nuk janë ata që duhej të ishin.

Ndërkaq, klubi po përpiqet të mbahet fort duke mos lëshuar “teknologjinë e vjetër”, atë që është më e sigurta. Pas Leonardo Bonuçit, Kuadrados dhe portierit Shezni, i ofrohet rinovimi edhe kapitenit Xhorxho Kielini. Dëmtimi dhe mosha që ka nuk i kanë trembur drejtuesit. Një tjetër veteran që vazhdon është portieri Xhanluixhi Bufon. “Nuk e di se kur do ta lë futbollin, – thotë ai, – për garën për titull, kam shumë frikë nga Lacio”.

Sfidanti.al