Interi përballë Romës për të mësuar të vërtetën

Interi do të përballet me Romën në kuadër të javes së 26 të Serie A, këtë të diele, dhe po i hanë këmbët.

Për këtë ndeshje është i diskualifikuar mbrojtësi kryesor i Interit, Jao Miranda, për shkak të kartonëve të verdhë. Prandaj, trajneri i zikaltërve është i detyruar të bëjë ndryshime në mbrojtje.

Sky Sports shkruan se Danilo D’Ambrosio do të luajë si qendërmbrojtës së bashku me Medelin dhe Murillon.

Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për Interin që lufton për vendin e 3-të në tabelë që e çon në Ligë të Kampionëve. Një sfidë që do të zbulojë se deri ku shkon magjia e trajnerit Pioli.