Inter, Spaleti: Pak cilesi ne skuader? Kritikat i bejne mire skuadres

Interi ndryshon krejtesisht fytyre pas ndeshjes me Napolin. Ne ‘Marassi’ te Xhenoves  skuadra zikalter shkaterroi Sampdorian 5-0 me 4 gola te Ikardit dhe 1 te Perishiç. Mesa duket  deklarata e famshme e Spaletit se te Interi ‘mungon’ cilesia’ ka patur efektin e duhur te futbollistet e Interit qe u pa edhe ne kete 90 minutesh.

‘A sherbeu provokimi im? E bera qe te ecnim perpara, per te patur nje raport me lojtaret-tha Spaleti pas ndeshjes-por nese per ju ishte diçka per te krijuar dyshime e diskutime, eshte problemi juaj. Objektivi im eshte  qe t’u jap diçka me shume lojtareve, me shume force. Nuk e di sistemin per te fituar, por di ate qe te shkakton humbje, qe eshte te berit komplimenta futbollisteve’.

I pyetur per ndeshjen e fituar ndaj Sampdorias, Spaleti theksoi se pa te funksiononte loja kolektive nderkohe qe edhe qarkullimi i topit ishte me i shpejte qe tregon se Interi e donte me çdo kusht kete fitore.

Sfidanti.al