Ikardi, 103 gola ne Serine A, 100 me fanelen e Interit ne te gjitha kompeticionet

Mauro Ikardi perjetoi nje pasdite te paharrueshme pikerisht ne stadiumin qe e lançoi ne Serine A Italiane, ne Ferraris. Ne ndeshjen me Sampdorian qe Interi e fitoi 5-0, argjentinasi shenoi 4 here duke arritur ne kuoten e 103 golave ne Serine A; 93 me fanelen e Interit dhe 10 me Sampdorian.

Ne kete menyre, argjentinasi 25 vjecar behet lojtari me i ri qe e arrin kete kuote golash me kampionatin italian te futbollit. Por jo vetem kaq, Ikardi arriti edhe ne kuoten e 100 golave me fanelen e Interit ne 172 ndeshje te luajtura ne te gjitha kompeticionet.

Jane keto numra entuziazmante per nje futbollist qe nuk gjente rrugen e golit qe nga 5 janari duke e rikthyer Interin ne garen per vendin e katert.’Na duhej nje ndeshje e tille pas asaj plot sakrifica ndaj Napolit-tha Ikardi-Spaleti na provokoi pak, por ne u pergjigjem. 103 gola ne Serine A ne stadiumin ku debutova? Ishte fati…’

Sfidanti.al