Ibra po kthehet, por tek Milani pohojnë se kanë koronavirus!

Nuk është vetëm Paolo Maldini apo djali i tij, e duket se paska edhe më shumë se kaq. Milani qenka një skuadër e goditur nga koronavirusi, veçse që është në shërim e sipër. Kështu thotë njëri prej drejtuesve të lartë kuqezinj, presidenti Paolo Skaroni. “Tek Milani kemi ndonjë lojtar të sëmurë, por që po shërohet”, – u shpreh ai. Ndërkaq, lajmi i madh është që Zllatan Ibrahimoviç do të kthehet të hënën nga Suedia. Natyrisht, do të duhet të kalojë dy javë karantinë, dhe të jetë gati për të dalë në stërvitje, vetëm apo me skuadrën, nga data 25 maj. “Unë mendoj se Ibra mezi po pret që të kthehet për të luajtur, – thotë Skarone, – dhe besoj se jemi duke iu afruar atij momenti”.

Sfidanti.al