Barcelona iu kthye stërvitjes paraditen e kësaj të premteje, për herë të parë pas pandemisë coronavirus; kishin kaluar 56 ditë që nga hera e fundit kur futbollistët e skuadrës katalanase kryen përgatitjet e tyre në qendrën stërvitore. Lojtarët mbërritën në strukturat e klubit me uniformat e tyre të stërvitjes dhe shkuan drejt e në fushë.
Barcelona ka vënë në dispozicion të tyre 3 fusha në mënyrë që ata të respektojnë rregullin për distancimin social dhe menjëherë pas përfundimit të stërvitjeve induividuale ata u kthyen menjëherë në shtëpinë e tyre pa hyrë në dhomat e zhveshjes.
Në grupin e parë që u vu nën urdhrat e trajnerit Quique Setien ishin Lionel Messi, Luis Suarez, Marc Andre Ter Stegen, Arturo Vidal, Sergi Roberto, Antoine Griezmann, Clement Lenglet, Gerard Pique, Samuel Umtiti, Jordi Alba dhe Jinios Firpo.
Sfidanti.al