Ishte parashikuar të niste në 29 mars, por në të vërtetë, kampionati I Koresë së Jugut, startoi këtë të premte në 8 maj, pas 69 ditësh. Siparin e sezonit të ri futbollistik në vendin aziatik e ngriti skuadra kampione në fuqi Jeonbuk Hyundai Motors me përballjen ndaj Swëon Samsung Bluewings, në stadiumin Jeonju World Cup që ishte totalisht bosh, pa tifozë për shkak të masave të sigurisë të ndërmarra nga autoritetet kundër coronavirusut.
Përpara fillimit të ndeshjes,futbollistët e të dyja skuadra u dedikuan një duartrokitje mjekëve që ishin në linjën e parë të luftës ndaj Covid-19. Ndërsa në tribuna u shfaq një parrullë ku shkruhej: ‘C U soon Stay Strong’(Shihemi së shpejti, qëndroni të fortë), që iu drejtohej tifozëve që mundën ta shohin ndeshjen në platformën Youtube dhe rrjetin social Tëitter. Sa për kronikë ndeshje përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të të zotërve të shtëpisë me një gol të shënuar në castet e fundit nga Lee Dong-gook.
Sfidanti.al