Në futbollin spanjoll shfaqen 5 raste me coronavirus pas testeve të para të kryera nga skuadrat e La Ligës dhe të Divizionit të Dytë në kuadër të stërvitjeve individuale që do të nisin skuadrat. Lajmi bëhet I ditur nga radio katalanasu RAC 1 sipas së cilës, 3 raste pozitive janë futbollistë të skuadrave të La Ligas, ndërsa 2 të tjerat janë në një klub të Segunda Division.
Gjithsesi për momentin bëhet fjalë vetëm për rezultate të pjesshme pasi mungojnë rezultatet e testeve të kryera ditën e enjte. Sipas asaj që u publikua te e përditshmja spanjolle AS ditët e kaluara, drejtuesit e La Liga parashikojnë që në 2000 teste të realizuara të regjistrohen rreth 30 raste me coronavirus tek klubet e të dy kampionateve kryesore në Spanjë.
Sfidanti.al