Do të jenë 60 000 në “Olimpiko” për supersfidën Lacio-Inter!

Pak vjet më parë ishin sërish shumë, por pikërisht në javën e fundit vendasit patën një befasi. Interi fitoi 3-2 në “Olimpiko” ndaj Lacios, duke marrë vendin në Champions në dëm të kryeqytetasve, diçka që në brigjet e Tiberit nuk është harruar. Ndoshta është rasti për hakmarrje, por sidomos për Lacion e Simone Inzagit është rasti për të shpalosur pretendimet për titull. Fitorja e kësaj fundjave do të bënte që lacialët të kalonin interistët në renditje, dhe të pretendonin për të kaluar edhe Juven. Emocionet janë të mëdha, ashtu siç është e madhe kërkesa për bileta. Deri tani janë 51 000 të garantuar në “Olimpiko”, 22 000 të abonuar bardhekaltër, dhe 29 000 bileta të shitura. Në zyrat e klubit vendas të thonë se numri i përgjithshëm i tifozëve në stadium pritet të jetë afër 60 000, diçka më pak se maksimumi i impiantit, që arrin në 72 000 spektatorë.

Sfidanti.al