Ky klub mund të mos e fitojë më Bundesligën si në kohën e Otmar Hicfeldit apo Jurgen Klopit, por titullin për transferimet pritet ta fitojë shpesh. Një goditje tjetër në shenjë ishte ajo për Erling Halandin, dhe sulmuesi 19-vjeçar u mor për 20 milionë euro nga Salcburgu. Siç njofton “Sport Bildi”, vlera e kartonit të norvegjezit është rritur ndjeshëm dhe shkon nga 45 deri në 60 milionë euro. Dortmundi, pra, ka bërë një goditje të ngjashme me atë të Xhejdën Sanços, anglezit që u mor për vetëm 8 milionë euro, por që tani mund të transferohet edhe për 100 milionë. Sa për Halandin, nëse ai do të vazhdojë me këtë ritëm, nuk është habi që vlera e tij e kartonit të rritet edhe më shumë. Në 5 ndeshje për Borusian, ai ka shënuar 8 gola dhe ka shërbyer 1 asist.
Sfidanti.al