Delir juventin i Alegrit për 1 pikë në Napoli…

Massimiliano Allegri është shprehur tejet i lumtur me pikën e fituar në udhëtim ne Napoli.

Juventusi ka marrë një pikë në “San Paoli”, duke barazuar 1:1 me Napolin

Për paraqitjen në këtë ndeshje, është treguar i kënaqur edhe trajneri Massimiliano Allegri, i cili ka thënë se titujt fitohen duke grumbulluar pikë në ndeshje të vështira, si ajo ndaj napolitanëve.

“Titujt fitohen në ndeshje si kjo, duke grumbulluar pikë nga udhëtimet e vështira që keni. Tani kemi katër ndeshje në shtëpi dhe katër jashtë, kështu që duhet të bëjmë me të mirën tonë”, ka thënë Allegri pas ndeshjes.