Neymar ka shënuar golin e 100-të me Barcelonën në fitoren prej 4:1 ndaj Granadas, një shifër ndjellëse.
Braziliani Neymar, ka shkëlqyer të dielën ndaj Granadas, në ndeshjen ku mungoi Leo Messi për shkak të pezullimit per fyerje nga arbitrit.
Ai shënoi gol në këtë ndeshje që ishte i 100-ti për të me fanellën e Barcelonës në 177 paraqitje, i cili ia dedikon këtë arrije kolegëve.
“Jam shumë i lumtur që kam arritur në shifrën e 100 golave. Ia dedikoi kolegëve të cilët më kanë ndihmuar”, tha Neymar, i cili u shpreh i lumtur gjithashtu për pikët e plota të fituara në mungesë të Messit