Luis Enrike në fund të ndeshjes ndaj Granadas tha një shprehje, së cilës ndoshta nuk i beson as ai vetë. Për të treguar se Barcelona e tij nuk varet nga Leo Mesi, tekniku i Barcelonës tha: “Mendoj se një kampionat me 38 ndeshje fitohet nga skuadra në tërësi jo nga elementët e caktuar. Shiko sot (dje) Pako Alkaser iu përgjigj mjaft mirë thirrjes që i bëra. Ai kishte kohë që nuk luante kaq shumë.
S a i përket takimit të djeshëm, trajneri asturian pranoi se Barça kishte faj te goli i barazimit të Granadës. “Ne gabuam shumë në pozicionim në momentin që pësuam golin. Të tilla gabime duhet që të na shërbejnë si mësim që të mos i përsërisim më tutje”, komentoi “Luço”.