Di Maria nuk lë vetëm gjeniun, bën një zbulim të patreguar!

Lionel Mesi nuk ishte i vetmi futbollist që ofendoi gjyqtarin në ndeshjen e Argjentinës ndaj Kilit. Ylli më i madh i futbollit botëror u dënua me 4 ndeshje pezullim nga FIFA (ndonëse apeloi), por në krah të tij doli dikush tjetër. Ky është Angel Di Maria, i cili pohoi se ishte sjellë si Leo në përballjen eleminatore të Kupës së Botës.

“Edhe unë i bërtita dhe e ofendova gjyqtarin, po ashtu edhe lojtarë të tjerë të Argjentinës, por ata (FIFA) u morën vetëm me Mesin, – tha ylli i Paris SG, – këto janë gjëra që ndodhin, ndërsa unë mendoj se Mesi më shumë lëshoi një sharje pa adresë, dhe jo për gjyqtarin”. Argjentina, pa Mesin, u mund në Bolivi, dhe tani rrezikon seriozisht të mos kualifikohet për në finalet e Kupës së Botës në Rusi vitin e ardhshëm.

Sfidanti.al