De Laurentis s’hap rrugë, refuzon një ofertë të majme për Kulibalin

Napoli refuzoi edhe një ofertë tjetër që dërgoi Mançester Junajtidi për mbrojtësin e shkëlqyer, Kalidu Kulibali. Klubi i “djajve të kuq” ofron plot 95 milionë euro, por presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis, mezallah se hap rrugë, ndërsa bëri të ditur se ai nuk pranon asnjë shumë tjetër poshtë 150 milionë eurove.

Në këto kushte, ka shumë mundësi që Kulibali të bëhet mbrojtësi më i shtrenjtë në botë, ndërkohë që, tani për tani, rekordin në këtë drejtim e mban mbrojtësi holandez, Virxhil Van Dajk, për të cilin Liverpuli pagoi 85 milionë euro.

Sfidanti.al