Dramë apo “telenovelë”, çfarë janë kërcënimet për Nahilën?

Nuk kanë të reshtur të rejat nga historia e modeles braziliane Nahila Trindade dhe yllit të futbollit Nejmar, ndërsa tani del në skenë edhe diçka tjetër, kërcënimi. Avokati i modeles thotë se klientja e tij ka marrë telefonata të rënda, ku e kanë paralajmëruar se “kjo gjë nuk do të zgjasë shumë”, ndërsa jo bëri denoncim në një rajon policie në Sao Paulo.

“Mes atyre që e kërcënuan është edhe një avokat i njohur të kriminalistikës në Sao Paulo, – janë fjalët e Danilo Garsia de Andrades, – ndër ata që e kërcënojnë ka njerëz të fuqishëm”. Nahila ka publikuar një video ku shihet që e godet Nejmarin, dhe po ashtu ka bërë të njohura botërisht disa mesazhe me futbollistin, pas ngjarjes, ku i dërgonte edhe fotot ku ajo ishte me shenja në trup.

Nejmari komentoi duke i thënë se “e ke fajin edhe ti sepse kërkoje më shumë”, ndërsa Nahila i përgjigjet duke i thënë “mos je i çmendur, unë të kërkoja që të ndaloje”. E gjithë kjo histori po i kushton rëndë financiarisht brazilianit, por ndoshta mund t’i kushtojë edhe më rëndë modeles, nëse kërcënimet janë të vërteta.

Sfidanti.al