Ç’po të ndodh Napoli? Përmbysja e parë pas 101 ndeshjeve

Në “Epokën Sarri” kjo gjë ka ndodhur vetëm dy herë, gjithsesi mjaftueshëm për të të prishur punë kur rivali për titull quhet Juventus. Përmbysja që pësoi ndaj Romës në “San Paolo” ishte e para për Napolin pas 101 ndeshjeve, pra hera e parë në kaq shumë kohë që ishte në avantazh (1-0) dhe që e humbi ndeshjen (2-4).

Goditje e rëndë që tregoi limitet e formacionit ku luan Elseid Hysaj, që ndoshta do të duhet të dorëzohet edhe këtë vit, ashtu si dy edicionet e kaluara, në garën për kurorën në Serinë A. Interesant fakti se, Sarrit humbja me përmbysje i ka ndodhur në ndeshjen e parë në stolin e Napolit, dhe në ndeshjen e fundit. Herën e parë ishte Sasuolo që e mundi 2-1 duke pasur në stol si trajner Di Françeskon. Të shtunën u mposht 2-4 nga Roma që pati trajner … Di Françeskon.

Sfidanti.al