Rudi Garsia qëndron në Ligue 1; është trajneri I ri I Olimpikut të Lionit

Rudi Garsia do të vazhdojë  të punojë në kampionatin francez të futbollit. Ish trajneri I Romës është zyrtarisht trajneri I ri I Olimpikut tqë Lionit ku zëvendëson Silvinjon e shkarkuar pas një fillimi të dobët të sezonit me 9 pikë të grumbulluar në 9 javë kampionat. Për të marrë drejtimin e Lionit, Rudi Garsia mposhti konkurrencën e Loran Blank dhe Zhoslën Guvernek.

‘Zgjodha Rudi Garsian sepse është një luftëtar që, ashtu sikurse edhe ne’ ka ambicie për të fituar tituj dhe të ketë sukses në arenën evropiane-tha Drejtori Sportiv I Lionit, Zhuninjo-është një trajner ekspert që ka fituar tituj në karrierë. Gjatë intervistave të mia të ndryshme, kam pasur një lidhje futbollistike me të. Flasim të njëjtën gjuhë në aspektin e taktikës dhe të lojës; kërkon një futboll teknik dhe sulmues që është edhe në traditën e Lionit dhe kjo do të kënaqë tifozët tanë. Kudo që ai ka shkuar, ka arritur të marrë gjithnjë maksimumin nga skuadrat e tij’.

Sfidanti.al