Çdo klub i madh i bën planet që më parë, dhe në Torino pak a shumë e dinë se çfarë duan. Titulli kampion është synimi minimal, Championsi është maksimumi i ëndërruar, dhe për të duhen kampionë si Kristiano Ronaldo. Drejtuesi i lartë juventin, Paratiçi, garanton se portugezi do të qendrojë në stadiumin “Alianc” edhe sezonin e ardhshëm. “Ronaldo është investim i rëndësishëm për Juven, – thotë Paratiçi, që u shpall si drejtuesi më i mirë sportiv i sezonit të fundit, – ai do të qendrojë edhe 2 vjet tek ne, deri në 2021”.
Championsi është maksimumi, por ky sezon duket se do të jetë i vështirë edhe në Serinë A, pasi konkurrenca duket më e madhe se në të kaluarën. “Interi është rivali kryesor për titullin, – thotë Paratiçi, – u forcua ndjeshëm, pastaj ka një trajner si Konte, dhe një drejtues si Marota, të cilët i njohim mirë sesa të zotë janë. Konte e ka merituar në fushë dashurinë e tifozëve juventinë”. Paratiçi vlerëson lart edhe Karlo Ançelotin dhe Gasperinin, pra Napolin dhe Atalantën. Këtë të fundit nuk e quan rivale për titull “sepse nuk ka histori”, veçse bergamaskët e kanë treguar në fushë sesa të fortë janë.
Sfidanti.al