Petr Ceh ka nisur një jetë të re por duke qëndruar në panoramën sportive. Ish portieri I Celsit dhe Arsenalit vendosi që të shkëmbejë fushën e futbollit me pistën e hokejit në akull, por edhe këtu ai po shfaqet në një nivel të lartë.
Ceh në fakt e ka nisur mjaft mirë aventurën e tij të re në këtë disiplinë sportive me fanelën e skuadrës së Gilford Finix me të cilën u shpall edhe Njeriu I Ndeshjes në përfundim të sfidës me Suindon Uajldkets duke treguar të gjithë aftësitë dhe eksperiencën e tij, teksa priti edhe 2 penallti.
‘Ishte ëndrra ime e fëmijërisë të luaja qoftë edhe një ndeshje të vetëm në hokejin në akull-tha Ceh pas përfundimit të ndeshjes-tani e bëra realitet këtë ëndërr dhe askush nuk mund të ma heqë’.
Sfidanti.al