Ronaldo planifikon të ardhmen: Tërheqja? Kushedi, ndoshta pas 1 ose 2 vitesh…

Është 34 vjec, por Kristiano Ronaldo është ende I përqendruar te karriera e tij si futbollist. Por kjo nuk e mendon atë që të mendojë për të ardhmen e tij jashtë fushave të futbollit. Në një intervistë për ‘Sport Bible’ sulmuesi portugez I Juventusit zbuloi planet e tij duke përmendur edhe kohën për një tërheqje të mundshme nga futbolli I luajtur.

‘E adhuroj akoma futbollin. Adhuroj të argëtoj tifozët dhe njerëzit që duan Kristiano Ronaldon-tha portugezi-nuk ka rëndësi mosha, bëhet fjalë vetëm për mentalitetin. Por në 5 vitet e fundit fillova të mendojë për atë proces që do të më shohë jashtë futbollit herët a vonë. Kushedi së cfarë do të ndodhë pas 1 ose dy vitesh’.

Prej kohësh Ronaldo ka nisur biznese të lidhur me markën e tij dhe jo vetëm. Ai ka kryer një sërë investimesh që kanë bërë të Ronaldo të nisë një aventurë të re, dicka që ai duhet të mësojë të bëjë llogarite, por me kostumin e një biznesmeni.

‘U deshën shumë vite punë të vazhdueshme, dedikim dhje pasion për të arritur për të fituar atë që kam në futboll-vijoi Ronaldo-por larg futbollit nuk jam ende në të njëjtin nivel, nuk ka pikë dyshimi, por unë jam kompetitib dhe nuk më pëlqen të jem numri 2 ose 3. Dua të jem gjithnjë numri 1 dhe unë t’ia arrij’.

Sfidanti.al