Dy muaj jashtë fushave të lojës. Kjo është koha e rekuperimit e parashikuar për Lorenco Pelegrinin I cili iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për frakturën e pësuar në gishtin e pestë të këmbës së djathtë. Ndërhyrja u krye në Villa Stuart dhe gjithcka shkoi shumë mirë për mesfushorin e verdhekuqve që do të shohë sërish fushën e lojës pas 60 ditësh
Por te Villa Stuart përvec mesfushorit, ishte edhe Henrik Mkitarian që u vizitua për një problem në rrëzën e kofshës të shfaqur në ndeshjen e fundit në Serinë A. Nga ekzaminimet mjekësore rezultoi se futbollisti armen ka pësuar dëmtim në tendinën e aduktorit të këmbës së djathtë dhe koha e rikuperimit të tij është llogaritur të jetë 3 javë. Kështu që në Europa League, ish futbollisti I Arsenalit do të qëndrojë pushim dhe pas Xhekos ata që pritet të luajnë janë Pastore, Zaniolo dhe Klajvert.
Sfidanti.al