Ronaldinjo dhe ‘tradhëtia’ ndaj Messit: S’mund të them se është më I miri në histori, por I epokës së tij, po

Ronaldinjo ‘tradhëton’ në një farë mënyre Lionel Messin. Braziliani që ka luajtur përkrah argjentinasit te Barcelona duke dhuruar spektakël në fushën e lojës foli për argjentinasin teksa e cilësoi si futbollistin më të mirë të epokës së tij.

I pyetur nëse Messi e meritonte të fitonte Topin e Artë, Ronaldinho tha se nuk është dicka komode për ta përcaktuar atë si futbollistin më të mirë në historinë e futbollit

‘Gëzohem për Messin, sepse është një mik e për më tepër ka vendosur një standard te Barcelona-tha Ronaldinjo-nuk më pëlqejnë krahasimet sepse është e vështirë që të përcaktosh se kush është futbollisti më I mirë në histori ku janë Diego Maradona, Pele, Ronaldo. Nuk mund të them se Messi është më I mirë në histori, por I epokës së tij, po’.

Sfidanti.al