Kuinton Fortun disa muaj më parë përpara ndeshjes mes Mancester Junajtid dhe Barcelonës në Old Traford në Old Traford tha se mënyra më e mirë për të ndalur Messin është që të mos lejohet të hyjë në Angli. Askush nuk e mendonte se këto fjalë do të rezultonin një profeci. Në fakt Brexit që pritet të ndodhë shpejt mund t’I krijojë probleme yllit të barcelonës por edhe lojtarëve të tjerë të mëdhenj të futbollit në Evropë pasi sipas ligjit atyre do t;u duhet të pajisen me një leje speciale për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar nëse ekipet e tyre do të luajnë në Ligën e Kampioneve me ato angleze.
Një gjë të tillë e shpjegoi pak kohë më parë edhe Endrju Osborn, avokat ekspert për emigracionin, gjatë një interviste për ‘The Athletic’
Gjithcka nis nga fakti që Messi ashtu sikurse edhe shumë kolegë të tij kanë bërë pakt me organet fiskale spanjolle për dënimin për evazion fiscal. Drejtësia iberike I dënoi me 21 muaj, një kohë kjo shumë e shkurtër që nuk I detyron ata të shkojnë në burg, për ta konvertuar në një gjobë. Deri tani Messi nuk ka pasur probleme për të udhëtuar në Angli se ka edhe pasaportën spanjolle dhe kështu që rezulton komunitar dhe qytetarët e BE mund të hyjnë në Angli edhe pse kanë marrë një dënim penal përvec atyre për krime të dhunshme.
Por me Brexit ndryshon gjithcka. Në këtë pikë, lehtësirat për komunitarët nuk do të ekzistiojnë më, kështu që Messi, por edhe Kristiano Ronaldo edhe ky I dënuar për evazion fiscal mund të rezultojnë persona ‘non grata’ në Mbretërinë e Bashkuar.
Sigurisht që do të ketë edhe dallime dhe leje, por për momentin kjo cështje nuk është diskutuar.
‘Në këtë pikë, kjo mund t’u krijoje probleme skuadrave që luajnë në kompeticionet evropiane dhe nëse do të duhet të luajnë ndonjë ndeshje në Angli-tha Osborn-klubet duhet të lëvizin në kohë’.
Ndoshta për të kërkuar një leje provizore. Sigurisht është e vështirë të imagjinosh një Mancester Siti-Barcelona pa Messin apo një Liverpul-Juventus pa Ronaldon, por ligji është ligj, kështu që është më mirë që të merren masa paraprake duke qenë se 31 janari që është dita e shkëputjes së Britanisë nga BE është përpara ndeshjeve të raundit të 1/8 të finaleve të Ligës së Kampioneve.
Sfidanti.al