Nejmar Jr paditi Barcelonën së cilës I ka kërkuar një pagesë prej 3.5 milionë Eurosh, një shumë të cilën klubi katalanas nuk deshi ta paguajë teksa është në pritje të vendimit të një procesi tjetër pas padisë tjetër të futbollistit, atë të 2017 për bonusin e rinovimit. Babai I futbollistit I ftuar në El Larguero theksoi se nuk është në dijeni të asnjë denoncimi dhe se bëhet fjalë për një shifër që I përket kohës kur u largua
Më pas Nejmar Senior theksoi se përpara disa muajsh ishte në Barcelonë për të zgjidhur gjithcka dhe se tashmë gjithcka ka kaluar. Ai shtoi se herët a vonë me siguri do të gjendet një marrëveshje mes barcelonës dhe Nejmarit. Në të njëjtën kohë babai I sulmuesit të Paris Sën Zhermenit vendosi qetësinë duke thënë: ‘Gjithcka që kalon te Nejmar, kalon tek unë-tha Nejmar Senior-Nesër do të shoh atë cfarë po ndodh. Nuk di asgjë, është dikush që kërkon të krijojë polemika. Askush të mos shqetësohet është dicka që i takon së kohës së mëparshme. Në Barcelonë askush nuk është I shqetësuar me këtë dhe as ne. Nuk ka denoncime të reja, asgjë të re’.
Përsa I përket të ardhmes se Nejmarit dhe kthimit të mundshëm të tij te Barcelona, Nejmas Senior tha: ‘Nuk kemi raporte të këqija me Barcelonën. Nuk e di nëse ai do të mund të luajë sërish me Messin, Nejmar ka një kontratë më Paris Sën Zhermenin’
Sfidanti.al