Roma është Toti dhe jo Palota ose Baldini në Londër!

Ish-futbollisti kontravers i “ujkonjës romane” Antonio Kasano që dihet se çfarë ka në mendje, e thotë copë, bëri një deklaratë të hapur në favor të ish-bashkëlojtarit të tij Françesko Toti, duke i dërguar një mesazh indirekt pronarit të Romës, Xhejms Palota, që të largohet nga posti që ai mban dhe t’i hapë rrugën Totit që të bëhet president, sepse ai është legjenda e vërtetë dhe imazhi i vërtetë i klubit roman.
“Unë do të doja që ta shihja Totin si president të Romës, sepse ai e përfaqëson në të të vërtetë këtë klub, është i zgjuar dhe di të vendosë ekulibrat”, vuri në dukje Kasano, duke shtuar më tej:
“I mbështetur nga ndonjë njeri që di të japë këshilla rreth futbollistëve, Françesko do të mund të arrijë shumë suksese. Roma është Toti dhe jo Palota ose Baldini në Londër. De Rosi është më shumë se trajner. Toti thotë vetëm dy fjalë në ditë, por ato peshojnë shumë”.
Sfidanti.al