Real Madrid blindon Benzemanë, sulmuesi rinovon deri në 2022

Karim Benzema do të jetë futbollist I Realit të Madridit të paktën deri në vitin 2022. Sipas të përditshmes spanjolle ‘Marca’, sulmuesi francez ka arritur marrëveshjen me Los Blancos për rinovimin e kontratës  që do të firmoset dhe do të zyrtarizohet vetëm në muajt e verës.

Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, kjo kontratë e francezit do të shoqërohet me një rritje të pagës së tij për ta shpërblyer edhe për atë cfarë ka bërë këto muaj për Los Blancos.

Benzema, tashmë 32 vjec, kur të mbyllë kontratën me Realin e Madridit do të jetë 34 dhe te klubi merenges ai tani shihet si një element kyc I skuadrës duke marrë parasysh edhe rendimentin e shfaqur prej tij në fushën e lojës gjatë këtij sezoni

Sfidanti.al