Tibo Kurtua është në qendër të një skandali mediatik pasi është zbuluar se ka një fëmijë sekret me një grua të martuar, Elsa Ajzak që ishte edhe fqinja e tij pranë një vile me vlerë 3 milionë Paunt në Uimbëlldon. Ai sapo ishte transferuar me të dashurën e tij Marta Domingez, ndërsa ajo ishte e martuar me një bankier dhe nëna e 3 fëmijëve.
Por sipas ‘Daily Star’ mes tyre mesa duket pati dashuri me shikim të parë, madje ishte aq e fortë, saqë cifti I lejonte vetes takime romantike në hotelet ku akomodohej Celsi gjatë grumbullimeve të tij, ndërkohë që në krahun tjetër, Marta ishte në pritje të një fëmije
Por kjo histori përfundoi kur Elsa ish modele, aktualisht stiliste, mbeti shtatzënë. Mësohet se Kurtua I kërkoi të abortojë edhe pse ajo ishte ndarë nga bashkëshorti. Por Elsa refuzoi dhe në shtator të vitit 2017 edhi në jetë vogëlushi Enzo.
Ndërkaq, portieri që gjatë kësaj kohe ishte larguar në drejtim të Realit të Madridit, e takoi një herë Elsën dhe fëmijën, por nuk është person I tipit që dërgon kartolina urimi për ditëlindje. Një burim I ‘Daily Star’ thekson se Elsa kërkon që Kurtua të njohë publikisht atësinë e fëmijës, edhe për faktin se ai nuk e ka mohuar kurrë se është I ati I fëmijës së saj.
Sfidanti.al