Rakitic I jep shpresa Juventusit: Do të më pëlqente të luaja me Ronaldon

Ivan Rakitic ishte një prej objektivave të merkatos se Juventusit, por kroati qëndroi te Barcelona ku do të mbyllë këtë sezon. Megjithatë mesfushori nuk e sheh aspak me sy të keq transferimin e tij të mundshëm te Juventusi, madje do ta miratonte plotësisht pasi sic e ka thënë edhe ai vetë do t’I pëlqente të luante përkrah  Cristiano Ronaldos.

‘A do të doja të luaja me Ronaldon? Sigurisht është një prej futbollistëve më të mëdhenj në histori-tha Rakitic-ta shohësh atë në fushën e lojës është dicka argëtuese dhe të gjithë po e shohin se cfarë po bën ai me Juventusin. Për mendimin tim është ndër më të mirët e të gjitha kohërave’.

Rakitic do të ishte një element I rëndësishëm për mesfushën e Juventusit dhe duket se eksperienca e tij te Barcelona po shkon drejt fundit, ndërkaq ai dërgon këto mesazhe plot lëvdata kundrejt portugezit

Sfidanti.al