F1, prezantohet makina Mercedes W11

Lewis Hamilton dhe Valtteri Bottas I hoqën vellon makinës Mercedes W11 në Formula 1. Dy pilotët së bashku me Toto Wolff bënë prezantimin e makinës së re të Formula 1 në pistën e Silverstone, një makinë që e ka hundën shumë të ngushtë. I emocionuar, Lewis Hamilton, kampioni në fuqi I botës ka paralajmëruar  rivalët e tij.

‘Leclerc e Verstappen? Do të argëtohemi, do të jetë pista ajo që do të flasë-tha Hamilton-tani nuk jam nën presion, është vetëm emocioni për të provuar për herë të parë këtë makinë që është një fryt I përpjekjeve dhe punës së të gjithë teknikëve tanë. E kam provuar për herë të parë një makinë të F1 këtu në Silverstone. Për mua është gjithnjë dicka magjike të jem në këto garazhe për të nisur sezonin’

Por 2020 do të jetë një vit vendimtar për Hamilton edhe përsa I përket rinovimit të kontratës. ‘Jam pjesë e Mercedesit prej një jete dhe dua të vazhdoj të fitoj-shtoi Hamilton

Po kaq I paduruar për të drejtuar makinën e re të Mercedes është shfaqur edhe Valtteri Bottas

‘Është shumë e bukur, nuk e kisha parë ende të përfunduar-tha Bottas-jam shumë I emocionuar, të provoj këtë makinë për herë të parë është speciale sepse fillon të mësosh  të njohësh armën që do të kesh në dorë’.

Sfidanti.al