Raiola kundër Solskjaer: Ofensiv, Pogba nuk është pronë e Manchester United

Beteja e deklaratave mes Mino Raiolës dhe Ole Gunnar Solskjaer për të ardhmen e Paul Pogba, ka një kapitull të ri. Sulmi I parë në këtë betejë erdhi nga Solskjaer që deklaroi se Pogba është I Manchester United dhe jo Raiolës, një deklaratë kjo që erdhi pasi Raiola kishte deklaruar se francezit nuk do t’I vinte keq që të kthehej te Juventusi. Por agjenti I futbollistit u hodh në kundërsulm këtë radhë nëpërmjet rrjeteve sociale teksa tha se Pogba nuk është I tij, por as I skuadrës angleze.

Nga ana e tij Solskjaer pas ndeshjes mes Chelseat dhe Manchester United vendosi të mos komentojë fjalët e Raiolës si për të mbyllur polemikat e shpërthyera, por Raiola iu kthye kësaj teme në një intervistë për ‘talkSPORT’

‘Rezultati ishte 2-0 për United kështu ndoshta duhet të flas më shpesh-tha Raiola-por le të flasim seriozisht, mendova se Solskjaer ishte jashtë kontekstit. Mori një pjesë të fjalëve të mia në një intervistë dhe u tregua pak ofensiv, sikur unë po ofroja  te klube të tjerë pa leje. Po të lexoni të gjithë intervistën, më pyetën nëse Paulit I pëlqente Italia dhe unë thashë se Italia është shtëpia e dytë e tij, por ky nuk është rasti, pasi Pogba është I përqendruar te Manchester United dhe po kërkon të kthehet sa më shpejt në skuadër. Unë nuk kam thënë kurrë që Pogba është I imi, por kjo nuk do të thotë se unë nuk do të përgjigjem. Pyetja ishte ‘a do t’I pëlqente Italia?’, gjë që nuk ka të bëjë me statusin e tij si lojtar I Manchester United. Pastaj, të jesh lojtar I Manchester United nuk do të thotë të jesh pronë e tij’.

Sfidanti.al