Marcelo Rios shokon tenisin: ATP mbuloi 4 herë dopingun e Agassit

Marcelo Rios hidhet në sulm kundër Andre Agassit dhe ATP. Në një intervistë për ‘La Tercera’, ish tenisti nr.1 I botës kilian lëshoi akuza shumë të rënda si ndaj amerikanit ashtu edhe organizmit që drejton turnetë e meshkujve.

‘Agassi ka dalë 4 herë me doping, por drejtuesit e ATP mbuluan gjithcka sepse përndryshe tenisi do të kishte një fund të hidhur-tha Rios, I cili nuk kurseu në akuzat e tiij as amerikanin tjetër Pete Sampras-në kohët e mia Turnetë Masters luheshin gjithnjë në fusha cementoje dhe të shpejta që Sampras të fitonte. Vetëm unë dhe Bruguera tentuam që të kërkonim të luanim në sipërfaqe të ndryshme vit pas viti’

Marcelo Rios që së fundmi është operuar në ije propozoi edhe ndryshimin e disa rregullave: ‘Nuk e kuptoj se janë 2 shërbime, një avantazh I dukshëm për ata që janë të gjatë 2 m. karlovic nuk do të tërhiqet kurrë-tha Marcelo Rios ndër të tjerat në intervistën e tij.

Sfidanti.al