Racizmi në Bullgari-Angli; jep dorëheqjen presidenti I Federatës Bullgare, Mihajlov

Koret raciste ndaj futbollistëve anglezë dhe përshëndetjet naziste në stadiumin Levski të Sofjes e kanë dhënë efektin e parë. Presidenti I Federatës Bullgare të Futbollit, Borislav Mihajlov dha dorëheqjen nga posti  I tij lajm që u bë I ditur nga një komunikatë për shtyp e vetë Federatës Bullgare të Futbollit.

‘Sot presidenti I Unionit Futbollistik Bullgar, Mihajlov dha dorëheqjen që do t’I dorëzohet Komitetit Ekzekutiv të institucionit-lexohet në komunikatën e Federatës Bullgare të Futbollit-vendimi u mor pas tensioneve dicka që e dëmton futbollin bullgar dhe sindikatën bullgare’.

Vendimi I Mihajlov për të dhënë dorëheqjen erdhi pas presionit të kryeministrit bullgar Bojko Borisov I cili gjatë paradites së kësaj të marte I kërkoi Mihajlovit që të linte postin e tij dhe kërcënoi se do të ngrinte raportet me Federatën Bullgare të Futbollit e do të bllokonte akordimin e cdo fondi për të deri në momentin që Mihajlov do të jepte dorëheqjen.

Sfidanti.al