Turi I Francës 2020 ‘fshin’ ngjitjet mitike të tij

Turi I Francës I vitit 2020 do të jetë I pasur me etapa malore, por ciklistët nuk do të ngjisin 4 majat historike të kompeticionit dhe bëhet fjalë për Mont Ventu, Kol dy Turmale, Galibie dhe Alp D’Yez që nuk do të jenë në itinerarin e kompeticionit për vitin e ardhshëm dhe kjo ndodh për herë të parë në historinë shekullorë të Turit të francës.

E megjithatë ngjitjet nuk mungojnë në Turin e Francës pasi pjesëmarrësit do të duhet të kalojnë në Kol dë La Kolmian dhe Turini në etapën e dytë të tij. Në etapën e 6, ciklistët do të duhet të ngjiten në lartësinë 4000 m në Mont Egual.

Java e fundit e Turit të Francës do të zhvillohet në Alpe ku për herë të parë garuesit do të përshkojnë Kol dë La Loz dhe Grand Kolombie. Etapa e parafundit do të jetë kronometër individual që me shumë mundësi do të përcaktojë fituesin e evenimentit dhe që do të zhvillohet në La Plonsh de Bel Fij.

Turi I Francës së vitit 2020 do të nisë në Nisë në 27 qershor dhe do të mbyllet në 19 korrik në Paris, ku ciklistët do të përshkojnë itinerarin klasik Shoms Elize.

Sfidanti.al