Uejn Runi, si harrove Fergusonin: Van Gali, me diferencë më i miri!

Nuk pati fjalë për gjigandin Sër Aleks Fergusonin, as për të mëdhenj të tillë si Fabio Kapelo apo Zhoze Murinjo. Për Uejn Runin, trajneri më i mirë me të cilin ka punuar quhet Luis Van Gal. Mund të duket e habitshme, pasi holandezi nuk arriti suksese në dy vjet tek Mançester Junajtid dhe, si të thuash, u largua me ceremoni, veçse kjo nuk ia prish reputacionin në sytë e Runit. Ish-sulmuesi i Junajtidit dhe i Anglisë, thekson për “Deili Mirrorin” se “Luis Van Gal është më i miri trajner me të cilin kam punuar, 100 për qind dhe me diferencë”.

Veterani që luan në SHBA shtoi se ai mbeti i mahnitur nga njohuritë taktike të ish-trajnerit të Ajaksit, po ashtu nga mënyra sesi punonte deri në detajet më të vogla. Ai shtoi se kjo përvojë me Van Galin do t’i shërbejë për të ardhmen, kur të nisë karrierën si trajner. Runi punoi me Sër Aleks Fergusonin për disa vjet, duke fituar Championsin dhe Premier Ligën, dhe po ashtu në kombëtaren e Anglisë me Fabio Kapelon. Ai fitoi trofe edhe me Zhoze Murinjon.

Sfidanti.al