Njihuni me adoleshentin që nuk merr dot para në Uimbëlldon

Quhet Pol Xhab (Paul Jubb), është britanik 19-vjeçar pjesëmarrës në Uimbëlldon, por nga ata që nuk mund ta fitojë dot as çekun që i jepet atyre që hyjnë në turneun më të vjetër të botës. Përse? Sepse Poli ka status amatori dhe në bazë të rregullave nuk mund ta tërheqë shpërblimin prej 50 000 eurosh që do t’i takonte nëse do të ishte profesionist.

Poli nuk është një tenist dosido, pasi në 2015 u bë kampion i Britanisë së Madhe për kategorinë U16, ndërsa ka fituar edhe titullin si më i miri i universiteteve, diçka që më parë e kanë bërë legjenda si Xhon Mekinrou apo Xhimi Konors. Më parë, Pol Xhabi ka qenë tifoz i Rafael Nadalit, ndërsa së fundmi është admirues i Novak Gjokoviçit. Nuk dihet sesa ai do të ketë sukses në Uimbëlldon, ndërsa ndodhet në vendin e 472-të në renditjen botërore të meshkujve.

Sfidanti.al