Tifozët e Liverpulit po e humbasin besimin te Jurgen Klopi… “magjistari”

Tifozët e Liverpulit po tregojnë, gjithnjë e më shumë, se po e humbasin durimin me trajnerin gjerman, Jyrgen Klop, pasi Liverpuli nuk po arrin dot deri te fitorja, ndërsa barazoi 1-1 me Barnlin në një ndeshje që shënoi 125-vjetorin e krijimit të tij. Mbas këtij barazimi, Liverpuli ndodhet pesë pikë mbrapa Mançester Sitit të vendit të parë.

“Nuk jam aspak i kënaqur. Jam i mërzitur nga rezultati, gabimet ishin tonat, megjithëse ne e mbizotëruam ndeshjen, por shënuam vetëm një gol. Kjo ishte ndeshja më e mirë që ne kemi luajtur deri tani gjatë këtij sezoni, pasimet tona ishin ta saktë dhe zotëruam një shpejtësi të kënaqshme”, deklaroi Klopi mbas ndeshjes me Barnlin.

Sfidanti.al