Te gjithë të çmendur pas Kejn; Juventus do të ofrojë 250 milionë Euro?

Emri i Herri Kejn është ai që po përmendet më shpesh në media të ndryshme. sulmuesi i Totenhemit po gëzon një formë të shkëlqyer duke u shndërruar në objekt dëshirash nga klubet evropiane, me Realin e Madridit që kryeson listën. Por së fundmi në garë për 24 vjecarin anglez duket se është përfshirë edhe Juventusi, të paktën kjo është ajo që publikohet te spanjollja ‘Don Balon’, sipas së cilës Zonja e Vjetër është gati të ofrojë 250 milionë euro për Herri kejn

‘Don Balon’ shkruan fgjithashtu se te kampionët e Italisë janë të bindur se blerja e sulmuesit të Totenhemit mund të bëhet, ndryshe nga sa ndodh për futbollistë të tillë si Ronaldo, Mesi e Nejmar. Gjithsesi një investim i tillë nuk mund të kryhet pa sakrifikuar ndonjë nga emrat më të rëndësishëm të skuadrës dhe te Juventusi sipas ‘Don Balon’ ai që mund të flijohet është pikërisht Paulo Dibala i cili edhe herë të tjera është përfolur për një largim të mundshëm nga kampionati italian.

Për momentin e gjithë kjo histori është në kuadrin e zërave spekulativë dhe e vetmja gjë e sigurt është dëshira e Juventusit për t’u përforcuar sa më shumë duke qenë së Zonja e Vjetër e ka kthyer në një obsesion fitimin e Ligës së Kampioneve.

sfidanti.al