S’ju pëlqente Lukaku,  siguron vend në historinë e Junajtidit!

Ky futbollist i ri i Mançester Junajtidit e ka filluar shkëlqyeshëm sezonin e ri në Premier Ligë, duke e prezantur veten, qysh në fillim, si lider të ekipit. Po ashtu, ky lojtar belg i siguroi vetes edhe një vend në historinë e Junajtidit si futbollisti i pestë i “djajve të kuq” që ka arritur të shënoi, të paktën, nga një gol në dy ndeshjet e para të sezonit të Premier Ligës në Angli. Po ashtu, Lukaku shënoi gol edhe në ndeshjen e Superkupës evropiane ndaj Realit të Madridit në Shkup.

Romelu Lukaku u transferua te Junajtidi në fillim të sezonit të sivjetëm të transferimeve, pasi për të klubi i “djajve të kuq” i pagoi 85 milionë euro Evertonit, me të cilin ai ka luajtur deri tani.

Sfidanti.al