Salah duhet ta rruajë mjekrën, sepse futet në “kosh” me terroristët!

Ylli egjiptian i futbollit, Mohamed Salah, po shkëlqen me bluzën e Liverpulit, gjatë këtij sezoni, në të cilin ai, tanimë, ka shënuar 24 gola dhe ka barazuar, sa i përket numrit të golave në Premier Ligë, Hari Kein, ndërkohë që ka shumë mundësi që ai (Salahu) ta kalojë sulmuesin e Totenhemit, pasi ky i fundit është dëmntuar dhe do të qëndrojë jashtë fushës, të paktën, gjashtë javë.

Dhe, ndërsa Salahut po i thurren lavde në “Enfild Roud”, duke u bërë një nga futbollistët më të pëlqyer midis tifozëve liverpulas, midis të cilëve ka edhe nga ata që thonë se janë gati të bëhen myslimanë si ai, në Egjipt, një gazetar shkaktoi një zhurmë të madhe me ato që ka shkuar në media.

Salah Montaser, gazetar egjiptian që punon në gazetën shtetërore “Al Ahram”, shkroi, midis të tjerave, se Salahu duhet ta rruajë mjekrën e tij terroriste! “Salahu duhet ta rruajë mjekrën e vet që të mos futet në një kosh me terroristët dhe ekstremistët”, vuri në dukje gazetari në fjalë, duke provokur një stuhi reagimesh si në Egjipit, ashtu edhe jashtë tij.

Sfidanti.al